
Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar rënie gurësh në aksin rrugor Skuraj-Burrel, duke sjellë vështirësi në qarkullim. Kanë qenë vetë shoferët ata që kanë zhvendosur gurët e rëndë, ndërsa thonë se kompania mirëmbajtëse nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.



