Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Delegatët kanë ushtruar të drejtën e votës për çështjet e përcaktuara, ndërsa me mbylljen e procesit, kutitë e votimit janë vulosur dhe janë nisur drejt selisë qendrore të Partisë Demokratike.
Në selinë blu pritet të nisë në orët në vijim procesi i numërimit të votave, i cili do të përcaktojë edhe rezultatet zyrtare të dala nga ky Kuvend Kombëtar.



