Pas arrestimit të nipave, SPAK heton pasurinë e ish-deputetit Rrahman Rraja

Pas arrestimit të nipave, SPAK heton pasurinë e ish-deputetit Rrahman Rraja

Pas operacionit të koduar “Atos”, që çoi në pranga disa shtetas shqiptarë si të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike, kokainë, tashmë është future “në lojë” edhe Prokuroria e Posaçme SPAK. Dy prej emrave që janë përfshirë në veprimet proceduriale të SPAK-ut janë Fjoralb dhe Ramazan Rraja.

Sipas informacioneve nga prokuroria, SPAK ka regjistruar një hetim pasuror sipas ligjit antimafia, ku do verifikohen një sërë pasurish. Në listën e pasurive për të cilët do kërkohet kryerja e veprimeve hetimore intensive do të jenë pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës. Verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj ish-deputetit Rrahman Rraja, si person i lidhur me dy të dyshuarit, të dyshuar si drejtues të grupit.

Nisur nga 2018-a, këtij grupi iu sekuestrua një sasi prej 1.2 ton kokainë. Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare. SPAK do t’u kërkojë bankave, hipotekës, agjencive të transfertave të dhëna për transaksione ndër vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy