Qatargate/ Merret në pyetje i dashuri i Eva Kailit

Qatargate/ Merret në pyetje i dashuri i Eva Kailit

Dëshmia e të dashurit të Eva Kailit para hetuesve të çështjes Qatargate pritet të hedhë dritë mbi skandalin që ka tronditur ditët e fundit Brukselin. Francesco Giorgi, bashkëjetuesi i zv.presidentes së Parlamentit Europian, është pyetur nga hetuesit belgë, pas muajsh të tërë hetimesh shumë sekrete që filluan verën e kaluar dhe kulmuan në kontrollet e së premtes. Giorgi ishte asistent parlamentar i Panzerit, europarlamentari italian i ndaluar për çështjen Qatargate.

Nuk ka detaje të asaj çfarë Giorgi ka deklaruar, por sipas shtypit belg - i cili nuk përmend emrin dhe mbiemrin e tij - një nga katër personat e pyetur përmendi emrin e eurodeputetit socialist Marc Tarabella.

Totali i kartëmonedhave të gjetura nga policia belge gjatë kontrollit të banesave të Antonio Panzerit dhe ish-zëvendëspresidentes së Eurodhomës Eva Kaili, të dy të arrestuar për Qatargate, kapin shifrën e një milion e gjysmë euro. Në shtëpinë e Kailit jetonte edhe Francesco Giorgi, gjithashtu i arrestuar. Kështu raportojnë mediat belge duke cituar policinë federale. Në numër përfshihen edhe paratë e gjetura në valixhen që mbante babai i Kailit teksa po dilte nga një hotel në Bruksel. Ndërkohë, policia federale belge ka publikuar një foto të parave të gjetura në shtëpinë e Panzerit, në shtëpinë e Kailit dhe në çantat që kishte babai i eurodeputetes greke në momentin e arrestimit.

Ish-nënkryetarja e Eurodhomës është transportuar në orët e fundit në burgun Haren, në periferi verilindore të Brukselit. Burgu Haren u përfundua muajt e fundit dhe mes atyre që vuajnë dënimin në të është edhe Salah Abdeslam, i mbijetuari i vetëm i komandos terroriste Bataclan. Prokurori belg, i pyetur për këtë, nuk donte të konfirmonte nëse tre të arrestuarit e tjerë - Panzeri, Francesco Giorgi, Niccolò Figà-Talamanca - janë gjithashtu në të njëjtën strukturë. Që të katër priten nesër për seancën e parë paraprake për Qatargate.

Parlamenti Evropian miratoi sot në mëngjes shkarkimin e nënpresidentes së PE. Seanca plenare votoi po me një shumicë prej më shumë se dy të tretave (625 vota), siç parashikohet nga Parlamenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy