Një 54-vjeçar me inciale P. R. Ka plagosur me thikë një të ri në lagjen "28 Nëntori" në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Autori i dyshuar, është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes.
I plagosuri, 21-vjeçari me inciciale F.Sh., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se i plagosuri ka një lokal në qytetin e Elbasanit i cili menaxhohet nga familja e tij. Autori është një endacak në qytetin e Elbasanit i cili prej kohësh vinte në lokalin e të riut dhe pinte. I dehur, autori ka ofenduar familjen e të plagosurit, gjë që ka bërë që 21-vjeçari ta nxjerrë autorin jashtë lokalit.
Endacaku ka marrë një thikë në karrocën ku mbante kanaçet dhe ka hyrë në dyqan dhe ka goditur 21-vjeçarin pas shpinës.
Njoftimi i policisë: Elbasan
Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.
Në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



