Kardinali Ernest Troshani u është drejtuar deputetëve të Parlamentit shqiptar me një mesazh me rastin e festave të fundvitit. I pranishëm në seancën e fundit për këtë vit, Troshani i ftoi ligjvënësit shqiptarë t’u përkushtohen qytetarëve dhe problemeve të tyre.
“Po hyjmë në vitin 2017, viti i zonjës së bekuar që na fton për dashuri. Qëndrojuni më afër prolemeve të shqiptarëve. Bëni që politika të jetë shërbim e jo përfitim e atëherë do të fitoni besimin e shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe familjet e tuaja”, tha ai.
Seanca është ndjekur nga salla edhe nga përfaqësues të katër komuniteteve fetare në Shqipëri.



