Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton pjesëmarrjen në votime për zgjedhjen e kryetarit të partisë mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit, deri në orën 17.00.
Bazuar në shifrat e publikuara Tirana mban numrin më të lartë të pjesëmarrësve në votim me 10.249, ndjekur nga 4272 demokratë në Fier.
Bëhet e ditur se procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit dhe se deri në 15.00, kanë marrë pjesë 38.184 votues.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.



