Ambientalisti Lavdosh Ferruni thotë se një angazhim serioz mund ta bëjë të funksionojë planin për riciklimin e mbetjeve. Në studion e MCN Informacion, ai tha se shqiptarët e kanë kulturën e ndarjes së mbetjeve në burim.
Mendoj që kyçi i gjithë menaxhimit të mbetjeve është ndarja në burim. Kjo nuk është aq e thjeshtë. Qytetarët i ndajnë në mënyrë perfekte. E bënin këtë edhe para 40 vjetësh. Nuk është ky problemi. Problemi është ajo që ndodhi në 2015, ndërsa avanconte afera e inceneratorëve u hoq dorë nga kjo. Duam ta korrigjojmë këtë gabim duke maksimalizuar riciklimin. Kjo kërkon buxhet shtesë dhe kosto ekstra. Nuk mund të vazhdohet kështu. Prandaj jemi të prirë të pranojmë edhe zgjidhje si kjo e operatorit kombëtar. Mendoj që do jetë më mirë nëse ka një angazhim serioz në këtë gjë. Unë e shoh shumë të rëndësishme këtë.



