Saraçi: Protestat janë gjithmonë domosdoshmëri, me rëndësi mbetet çfarë do prodhojë (VIDEO)

Saraçi: Protestat janë gjithmonë domosdoshmëri, me rëndësi mbetet çfarë do prodhojë (VIDEO)

Gazetari Romir Saraçi në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me protestën e paralajmëruar të opozitës më 11 shkurt për të cilën u shpreh se ato janë gjithmonë domosdoshmëri.

Ai tha se me rëndësi mbetet të shihet se ku do të shkohet me këtë revolucion, ndërsa shtoi se nuk beson të ketë planifikime për bllokim rrugësh apo dhunë. Sipas tij, në logjikë kjo protestë është që do të shtrihet me ditë apo javë.

Protesta janë gjithmonë të domosdoshme dhe ajo që duhet parë është nëse ky revolucion do të shkojë deri në fund apo do përfundojë si ato protestat e para. Me këto protesta ku do shkohet, çfarë do behët? Shqiptarët e kanë treguar se nuk janë lodhur nga protestat sepse kanë dalë gjithmonë në ato dhe ja kanë arritur qëllimeve. Meta, Berisha me këtë protestë nuk besoj të ketë planifikime për dhunë apo bllokime. Ajo që shoh është një protestë në vijimësi, në logjikë është që do të ketë një protestë kombëtare që do të shtrihet me ditë apo javë.

Ndërsa lidhur me dosjen “McGoigal”, Saraci tha se opozita duhet të vijojë të këmbëngulë për komisionin hetimor, ndërsa theksoi se kryeministri ka detyrim politik dhe moral të japë shpjegime.

Flasim për një aktakuzë të autoriteteve amerikane dhe kryeministri ka detyrim moral dhe politik që të japë përgjigje. Dhe jo vetëm kërkesë, nuk është kaq e thjeshtë që kryeministri është pa gjë, sepse për llogari të tij në SHBA është hapur një hetim. Nuk flitet vetëm për para sepse më herët ka dalë dhe një email. Ne nuk na intereson për çfarë po gjykohet McGonigal atje, por veprimet e bëra të tij. Zyra e kryeministrit është e klasifikuar, janë marrë dokumente, ka një protokoll dhe kryeministri shqiptar i di shumë mirë këto gjëra. Ajo që ne na intereson që të bëjë SPAK është nëse janë dhënë licenca për puset e naftës apo jo në bazë të ndikimit të McGonigal.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy