Parashikimi i motit/ Reduktohen reshjet, nuk ka rrezik nga lumenjtë

Parashikimi i motit/ Reduktohen reshjet, nuk ka rrezik nga lumenjtë

Parashikimet e motit për orët në vijim flasin për një përmirësim të ndjeshëm të situatës së përmbytjeve. Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Vjosa do rikthehet në shtratin e vet natyror dhe zona e përmbytur do t'i kthehet normalitetit.

Në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme (e diel, dt.03) lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral. Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve.

Ndërkohë, sipas parashikimeve, reshjet do të vijojnë por me një intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa në qarqet e Veriut deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata. Nesër (e hënë, dt.04) reshjet lokale, të dobëta. Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy