Dhori: PD duhet të hapet dhe ngjallë shpresë te shqiptarët si forca politike që do përmbysë Edi Ramën (VIDEO)

Dhori: PD duhet të hapet dhe ngjallë shpresë te shqiptarët si forca politike që do përmbysë Edi Ramën (VIDEO)

Deputetja demokrate Ilda Dhori thotë se përballë rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike duhet të modernizohet dhe hapet dhe nuk duhet të ndalojë së punuari. 

Nga studio e “MCN Live” ajo deklaroi se Partia Demokratike duhet të frymojë më tepër dhe të ngjallë më shumë shpresë te shqiptarët si forca politike që do të përmbysë Edi Ramën.

Në këtë drejtim shtoi se opozita duhet të ndërmarrë akte konkrete. 

Sa i takon listës së kandidatëve, Dhori u shpreh se figurat kryesore politike, ato që njohin terrenin, u futën nën ombrellë në lista të sigurta dhe e kishin shumë komode fushatën.

Sali Berisha ka arritur një fitore, e cila është konservimi i Partisë Demokratike si forcë opozitare, por kjo nuk mjafton për ta bërë forcë qeverisëse. 

Partia Demokratike duhet të modernizohet, të hapet dhe të jetë një motor, të mos ndalet dhe punojë vetëm në dy muajt e fushatës. 

Ka pasur presione, manipulime dhe gjithë format që Edi Rama nuk i ka kursyer për të marrë votën e qytetarëve shqiptarë, ishte diçka që e prisnim, nuk prisnim që Rama do rrinte aty dhe do qëndronte pa përdorur administratën, për të marrë votat e Partisë Socialiste. 

Ne duhet të frymojmë shumë më tepër dhe të ngjallim më shumë shpresë te shqiptarët, se ne jemi ata që do e përmbysim Edi Ramën dhe do e bëjmë me akte konkrete. 

Duhet të jemi ne sërish aty, nuk mjafton vetëm të dalim nga televizori dhe të themi që Edi Rama i vodhi zgjedhjet. 

Kodi është totalisht i padrejtë dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta kishte rrëzuar këtë kod se me këtë zgjedhje qytetarët nuk i zgjodhën deputetët e tyre, me listat e mbyllura ata i emëruan. 

Me këtë lloj fryme dhe kodi ti zgjedh ata që emëron kryetari i partisë. Figurat kryesore politike, ato që njohin terrenin, u mbyllën, u futën nën ombrellë në lista të sigurta dhe e kishin shumë komod. 

Ndërsa lista e hapur ishte me njerëz që nuk kishin eshë politike në vendin ku garonin. Pjesa tjetër ishin koalicionet parazgjedhore, të cilin nuk e çuam deri në fund. 

Edi Rama të jep gjithçka, por jo rregullat e lojës. Ai luan sipas rregullave që vendos vetë. 

Mungesa e koalicioneve parazgjedhore për votën opozitare e cila është e fragmentuar, bënë që këto vota të shkojnë te Partia Socialiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy