Zbulohet pilula që ndalon rritjen e kancerit të pankreasit

Zbulohet pilula që ndalon rritjen e kancerit të pankreasit

Një ilaç i ri po studiohet nga ekspertët si një nga përparimet më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të pankreasit gjatë dekadave të fundit. Pilula e përditshme, e quajtur daraxonrasib, ka dhënë rezultate premtuese në kombinim me kimioterapinë duke zvogëluar tumoret.

 

Studimi klinik, ku morën pjesë 61 pacientë me kancer të avancuar të pankreasit, tregoi se te 90% e tyre u ndal rritja e tumoreve, ndërsa mbi 60% përjetuan zvogëlim ose zhdukje të tyre. Në rreth 8% të rasteve, tumoret nuk ishin më të dallueshme në skanimet CT. 

 

Ekspertët e organizatës britanike Cancer Research UK i kanë cilësuar rezultatet si një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër kësaj sëmundjeje, e cila mbetet ndër format më vdekjeprurëse të kancerit.

 

Daraxonrasib vepron duke bllokuar mutacionet RAS, të cilat nxisin rritjen e tumoreve. Ilaçi është miratuar tashmë në Shtetet e Bashkuara për kategori të caktuara pacientësh me kancer metastatik të pankreasit. 

 

Megjithatë, mjekët theksojnë se trajtimi nuk mund të konsiderohet ende një kurë. Studimi i fundit ka ndjekur pacientët për mesatarisht 18 muaj dhe nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar sa gjatë mund të mbahet sëmundja nën kontroll.

 

Rezultatet u prezantuan në simpoziumin ndërkombëtar EORTC–NCI–AACR 2026 në Barcelonë, duke rritur shpresat për trajtime më efektive dhe mbijetesë më të gjatë për pacientët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy