Romela Begaj fiton medaljen e artë në Botërorin e Peshëngritjes

Romela Begaj fiton medaljen e artë në Botërorin e Peshëngritjes

Romela Begaj, ka shkëlqyer në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në SHBA. Bega fitoi medaljen e artë në stilin me shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh.

Begaj i kaloi me sukses të tre provat në stilin e shkëputjes, me 103, 105 dhe 107 kg.

Ajo rivalizoi me dy peshëngritëse kolumbiane, duke u renditur e para.

Në përfundim në dygarësh, Begaj arriti në 235 kg, duke u shpallur nënkampione e botës, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe padyshim rezultat historik për peshëngritjen shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy