
Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura.
Lavdosh Feruni, ambientalist, aktivist dhe themelues i AKIP, sqaron në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, se Shqipëria nuk është në gjendje t’i përpunoj ato andaj duhen eksportuar për shkak të ndotjes së ambientit. Sipas tij, duhet krijuar landfille me standarde për mbetje të rrezikshme.
Këto mbetje aty qenë aty kanë mbetur dhe ne kemi ngritur zërin që të vendosni filtra që të mos përhapen në natyrë, në tërë ekosistemin. Filtrat janë vendosur në 2010 dhe pas asaj prodhohen mbetje që i kap filtri. Këto duhet trajtuar në mënyrë të duhur dhe si duket ka qenë një rrugë e hapur për akomodimin e tyre, pjesërisht kanë mbetur në vend, pjesërisht janë eksportuar si në rastin e Tajlandës.
Mbetjet duhet të shkojnë jashtë vendit, Shqipëria nuk ka teknologji për ti përpunuar ato, është teknologji e hapur afër Kuurumit që i përpunon pjesërisht, që nxjerr një sasi metali me sasi të riciklueshme, ka fillesa por është në gjenezën vet. Ne nuk jemi në gjendje, prandaj i eksportojmë ato, prandaj edhe ligji e lejon eksportin e tyre. Nuk kemi mundësi të përpunojmë metale, por të paktën të kemi landfille me standarde për mbetje të rrezikshme. U tha për inceneratorin e Tiranës që ka landfill për mbetje të rrezikshme, të paktën ti çojnë aty.



