Kosova sot përballë Izraelit në futboll/ Ramadani: Një ndeshje me situatën më të pazakontë të sigurisë. Shpresat për kualifikim, të vogla

Kosova sot përballë Izraelit në futboll/ Ramadani: Një ndeshje me situatën më të pazakontë të sigurisë. Shpresat për kualifikim, të vogla

Kosova pret sonte në mbrëmje Izraelin në një ndeshje të prapambetur të kualifikueseve për Euro 2024.

Një ndeshje që do të luhet në kushte te rrepta sigurie të Policisë së Kosovës por dhe të pranisë së forcave të Sigurimit Sekret izraelit, bën të ditur për MCN lajme, gazetari nga Prishtina, Ensar Ramadani.

Policia e Kosovës i ka marrë sot të gjitha masat për këtë ndeshje, që nga ardhja e ekipit izraelit, të premten në mbrëmje, që kjo ndeshje të shkoj pa asnjë problem.

Forcat e shumta të sigurisë kemi parë në qytet, poashtu rreth stadiumit, po të shohim sot stadiumi janë numër i madh i forcave të sigurisë dhe Policisë së Kosovës, por thuhet se në mes tyre ka edhe forca të Sigurimit sekret izraelit.

Kemi parë gjatë të kohës që forcat e shërbimit izraelit, kanë qëndruar afër lojtarëve dhe afër vendit ku kanë qenë e grumbulluar Kombëtarja e Kosovës.

Megjithatë, gazetari Ramadani, thotë se shpresat për kualifikim të Kombëtares së Kosovës, janë tejet të vogla.

Edhe pse matematikisht Kosova është ende në garë, megjithatë shpresat janë shumë të vogla për një kualifikim dhe për këtë arsye ndeshja nuk ka një moral të lartë.

Është ndeshja që do të ketë më së paku tifoz prejse Kosova është pranuar në FIFA dhe UEFA. Mendohet se ne stadium “Fadil Vokrri” do të jenë vetëm 3 mijë tifoz, që nuk ka ndodhur asnjëherë në ndonjë ndeshje zyrtare.

Kështu që vlera e kësaj ndeshje është shumë e vogël megjithatë ngjarjet politike në Palestinë dhe Izrael e kanë tendosur shumë situatën edhe te kjo ndeshje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy