
Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar këtë të mërkurë procedurat e nevojshme që duhet të kryejnë udhëtarët drejt Turqisë.
Përmes një postimi, TIA thekson se pasagjerët që nuk duhet të kryejnë testin PCR duhet të posedojnë një dokument që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi, gjithashtu nuk nevojitet testi PCR për pasagjerët që mund të vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit.
Ndërkohë testi PCR nevojitet për pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit.
Njoftimi:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë
Nuk duhet të kryejnë testin PCR:
Pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi
Pasagjerët që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit
Pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kenë kryer testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.
Testi PCR kryhet edhe në aeroport, por jo testi antigen.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport



