
“Vizita” titullohet shfaqja që ngjitet në skenën e Arturbinës edhe këtë të enjte për publikun shqiptar. Shfaqja vjen si bashkëpunim mes teatrit Migjenit dhe teatrit të Sardenjës dhe trajton mungesën e dashurisë dhe tolerancës për të ndryshmen dhe brishtësinë humane, diçka e prekshme edhe në realitetin e shoqërisë së sotme.



