Florion Mima: PPP-të anulohen nëse provohet paligjshmëria (VIDEO)

Florion Mima: PPP-të anulohen nëse provohet paligjshmëria (VIDEO)

Në prezantimin e platfomës ekonomike, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi anulim të kontratave të PPP-ve dhe koncesioneve. Por ndërkohë, ish-ministri i Ekonomisë i Partisë Demokratike, Florion Mima, në një intervistë për televizionin TemA sqaron se kjo mund të ndodhë në rastet kur provohet paligjshmëria.  Mima gjithashtu shprehet kundër projektligjit për Korporatën e Investimeve Shqiptare.

Kontratat e Partneritetit  Publik Privat do të anulohen vetëm nëse provohet paligjshmëria e tyre. Sipas ish-ministrit të Ekonomisë, Tregtisë  dhe Energjitikës të Partisë Demokratike, Florion Mima, nëse faktohet se koncesionet janë dhënë në kundërshtim me ligjin dhe kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, atëherë ato do të anulohen dhe do të sekuestrohen pasuritë e përfituara.

Unë edhe njëherë theksoj, padiskutim nëse janë bërë në shkelje të ligjit dhe provohet që kanë vënë dorë mbi pasurinë e shqiptarëve, gjithçka do të merret. Pak rëndësi ka ndjekja penale, e rëndësishme është të rekuperosh nga ana civile të gjithë dëmin që u është shkaktuar parave publike”, deklaroi deputeti i PD-së.

I pyetur për nismën më të re të qeverisë për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, që do të ketë në administrim pronat publike, Mima tha se kjo së bashku me PPP-të është një ftesë për në greminë

Kjo është prag katastrofe e kombinuar. Vazhdimi PPP-ve me krijimin e një mostre të tillë është një ftesë për ta çuar vendin në buzë të greminës”, theksoi Florion Mima.

Ish-ministri i Ekonomisë i Partisë Demokratike shprehet se këtë praktikë nuk e ka asnjë vend i Bashkimit Europian. Ndërsa edhe Amerika, e cila e ka pasur, tashmë e ka hequr pasi futi vendin në krizë. Sipas Mimës, Shqipëria po ndjek hapat e Turqisë.

Shembuj të tjerë kemi nga Turqia, është një korportë e ngjashme që vepron njësoj si kjo. Është Turqia shembulli që ne duhet të ndjekim? Ne po themi që duam të trokasim prej 20 vjetësh në BE, ka një eksperiencë të vetme në Bashkimin Europian? Qeveria hesht se nuk ka çfarë të thotë, nuk ka eksperienca të tilla. Kemi në Malajzi një fond që shkoi në dështim total dhe doli në fund që fondi kishte transferuar në llogaritë e kryeministrit të kohës, rreth 1 miliard dollarë”, shtoi Mima.

Mima deklaroi se nëse qeveria arrin ta miratojë këtë ligj, për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, Partia Demokratike do ta anulojë kur të vijë në pushtet.

Intervista e plotë e deputetit të PD-së, Florion Mima, dhënë për "Tema Tv" 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy