Policia aksion në Peqin/ Neutralizohet i kërkuari për grabitjen e Rinasit Talo Çela

Policia aksion në Peqin/ Neutralizohet i kërkuari për grabitjen e Rinasit Talo Çela

Gjatë aksionit të RENEA-s që është zhvilluar mbrëmë në qytetin e Peqinit, raportohet se është neutralizuar Talo Çela, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri. Policinë e sollën në këtë qytet dy armët e gjetura në lumin Shkumbin, gjatë operacionit të zhvilluar para tre ditëve në lumin Shkumbin.

Mësohet se gjatë operacionit ka pasur të shtëna me armë dhe në fund është neutralizuar i kërkuari Talo Çela.

Çela, 49-vjeç, me origjinë nga Elbasani, është shpallur në kërkim në vitin 2019 si i dyshuar në pjesëmarrjen e grabitjes famëkeqe të 6.2 milion eurove në Aeroportin e Rinasit.

Por Çela është shpallur në kërkim edhe për vrasjen e dy vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj, në 27 prillin e këtij viti në Durrës. Dyshohet se Çela kishte konflikt me dy vëllezërit pasi u kishte lënë atyre një shumë parash për t’i ruajtur, por që nuk ia kthyen më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy