
Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i biznesmenit Valon Ademi, administrator i kompanisë “2A Group”, një prej ortakëve në projektin e Aeroportit të Vlorës, ka dhënë detaje të reja mbi përplasjet me biznesmenin Behgjet Pacolli.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Berisha theksoi se pasojat e këtij veprimi nuk do t’i mbajë vetëm kompania “2A Group”, por edhe shteti shqiptar, për shkak të implikimeve në projektin e aeroportit.
Faturën e mashtrimit të Pacollit nuk do ta paguajë vetëm ‘2A Group’, por i gjithë shteti shqiptar.
Marrëveshja fillestare parashikonte që “2A Group” të kishte 49% të aksioneve, ndërsa Pacolli 51%, por konfliktet nisën pas përfshirjes së një aksioneri të tretë, pas të cilit nuk dihej kush fshihej.
Pacolli është kallëzuar penalisht, jo për faktin që ka qenë aksioner, por për “mashtrim, obstruksion dhe mohimin e të drejtave të partnerit”.
Pacolli është kallëzuar për veprime që kanë sjellë pasoja jo vetëm për kompaninë ‘2A Group’, por edhe për shtetin shqiptar.
Ai publikisht deklaronte se kishte marrëveshje me ne, por në fakt, ajo nuk ishte e hedhur në letër.
Shpërfaqjet publike të Pacollit kanë shërbyer për të “vulosur një varg gënjeshtrash të kultivuara në mashtrime të vazhdueshme”, që rrezikojnë të dëmtojnë edhe imazhin e Shqipërisë në raport me investimet strategjike.



