
Abuzimi me sipërfaqet e përbashkëta të pallateve, siç janë tarracat, apo oborret, është një problem i cili ngrihet nga shumë qytetarë të prekur.
Lidhur me këtë Flamur Çollaku, ish Zëvendëskryeregjistrues në MCN Economy u shpreh se ndërhyrja në hapësirat e përbashkëta vjen si pasojë e dakordësisë së të gjithë banorëve.
Ai tha se asnjë shtesë në pallate nuk mund të kryhet pa leje, ndërsa theksoi se çdo shtesë mbi tarracat e përbashkëta pakëson bashkëpronësinë e banorëve. Sipas tij bashkitë shkelin ligjin duke pranuar projekte me probleme.
Këtë situatë sot e inspekton IKMT. Ai nuk të lejon të bësh asnjë veprim pa leje apo deklarata paraprake. Shtesa e kateve ka nevojë për leje ndërtimi, vendosja e një tjegulle s’ka nevojë për leje ndërtimi, por këto s’bëhen dot pa marrë lejen përkatëse. Në pallatet e vjetra pa leje ndërtimi nuk mund të bëhet sepse nëse është planifikuar për 5 kate aq e ka konstruksionin dhe nëse shton një kat i bie që cenon konstruksionin e pallatit.
Është një rregullore urbanistike vkm 408 për legalizimet për ndërtimet informale dhe ato që bëjnë legalizimin e bëjnë duke shkelur atë rregullore. Faktikisht nuk kam pa që ka ndryshime të kësaj kategorie pasi jepen lejet. Ndërrimi i destinacioneve nga njësi në banim kjo është tjetër gjë që nuk e cënon bashkëpronësinë, por përsëri e monitoron bashkia.
Që në fillim që bëhet projekti kur jepet leja e ndërtimit është një procedurë. Kush e bënë projektin, e bënë privati dhe kur e merr bashkia e fut si pronë të sajën, këtu është gabim mënyra e projektit sepse ka një procedurë që duhet ndjekur. Efekti i bashkëpronësinë duhet të përcaktohet që në projektim.
Më tej ai shtoi se në lidhje me çdolloj ndërtimi që ka nevojë për leje ndërtimi institucioni që monitoron dhe kontrollon është IKMT pranë bashkisë.
Kanë detyrime ligjore që të ruajnë territorin që të mos bëjnë ndërtime pa leje. Çfarë ndodh me bashkëpronësinë, unë te pallatet e shoh si abuzim sepse përpara kësaj rregullore ka qenë se pjesët e përbashkëta nuk e kalonin 9%, ndërsa sot kur të vjen certifikata e pronësisë të vjen sipërfaqja e përbashkët 15%, tani ky projekt nuk duhet të miratohet sepse nuk ekziston një ndërtim me kaq hapësirë të përbashkët sepse ajo nuk e kalon 10%, këtu përfiton ndërtuesi. Prandaj kur jepet leja e ndërtimit, ai projekti i ka të përcaktuar të gjitha.



