
"Stairway To Heaven" ishte dhe mbetet kënga më e madhe klasike rock e të gjitha kohërave nga Led Zeppelin. Por kjo këngë ka një histori të thjeshtë.
Robert Plant e shkroi tekstin e saj aty për aty, sikur diçka tjetër e kontrollonte dorën dhe mendjen e tij gjatë asaj kohe. Është thënë disa herë se kënga është krijuar me ndihmën e shpirtrave të këqij ose demonëve dhe nëse, në njëfarë mënyre e dëgjon mbrapsht, ka mesazhe subkoshience.
Jimmy Page kujton momentin kur i shkrua “Stairway to Heaven”.
Ne po e luanim këngën, por ishte e ndërlikuar ta bëje pa pasur tekstin. Por teksa e bënim këtë, Robert [Plant] po shkruante tekste në të njëjtën dhomë në bllokun e tij. Në fund, ia u afrua dhe filloi të këndonte, dhe ishte, si, "Uau, ne e kemi tani tekstin, sepse ai përshtatej shkëlqyer me muzikën.



