14 maji/ Berisha: Yuri Kim s’ka moral të flasë, uroi Ramën për zgjedhjet më të vjedhura në histori!

14 maji/ Berisha: Yuri Kim s’ka moral të flasë, uroi Ramën për zgjedhjet më të vjedhura në histori!

Kreu i PD Sali Berisha reagoi mbi takimet e zhvilluara sot nga ambasadorja Yuri Kim.

Berisha tha se ambasadorja u bë e gjallë pas dy muajsh dhe s’ka moral dhe të drejtë të flasë për zgjedhjet në Shqipëri.

Kryedemokrati vë në dukje se Yuri Kim ishte e para që uroi Ramën me urdhër të McGonigalit për zgjedhjet më të vjedhura në histori. 

Ata që u përpoqën të ju tradhtojnë ju, të ju futin thikën ju, ata kanë përfunduar dhe do të përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën, i paguar nga Edi Rama. Ja ku është Lulzim Brava, i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja Amerikane. Tani i them, zonjë ja ku e ke, një kalbësirë politike, merre. Kundër PD-së, kundër jush, kundër demokratëve, u vërsul me të njëjtën egërsi si McGonigal, Mcgonigali me fustan që quhet Yuri Kim.

Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. Tani do i them nja dy fjalë këtu se nuk dua të ndalem; nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund të ju shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin. Shqiptarët kanë shumë probleme, por një gjë, ai që lexon çdo të huaj, ata përshkruajnë që janë inteligjentë, nuk ua hedh dot, të duket se ua hedh, por askush nuk  ua hedh atyre. Pra a është kjo demokratë e demokrate, saga e një qëndrese të jashtëzakonshme që do të ju bëjë  krenarë ju dhe fëmijët tuaj në brezat që vijnë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy