Rusia i kundërpërgjigjet Tiranës, shpall "non grata" dy diplomatë shqiptarë. Reagon Ministria e Jashtme: Vendimi nuk ishte surprizë

Rusia i kundërpërgjigjet Tiranës, shpall "non grata" dy diplomatë shqiptarë. Reagon Ministria e Jashtme: Vendimi nuk ishte surprizë

Rusia i është përgjigjur ashpër vendeve që iu bashkuan SHBA-ve dhe BE, pas vendimit të Britanisë së Madhe me dëbimin e diplomatëve rusë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Kremlini ka shpallur 'non grata' dy diplomatë shqiptarë nga ambasada në Moskë dhe këtë vednim Ministria e Jashtme ruse ia komunikoi ambasadorit shqiptar në Moskë, shoqëruar edhe me notë proteste.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse, janë thirrur nga Sergei Lavrov këtë të premte në zyrën e tij ambasadorët e 23 vendeve që urdhëruan dëbimin e diplomatëve rusë, duke i njoftuar se një numër i barabartë diplomatësh të tyre janë shpallur persona “non grata”.

"Ministria e Jashtme thirri krerët e misioneve diplomatike nga Australia, Shqipëria, Gjermania, Danimarka, Irlanda, Spanja, Italia, Kanadaja, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Ukraina, Finlanda , Francë, Kroaci, Republikën Çeke, Suedi dhe Estoni. Atyre iu dërgua notë proteste ku thuhej se Federata Ruse deklaron persona non grata numrin përkatës të diplomatëve nga këto vende që punojnë në misionet diplomatike në Rusi në përgjigje të dëbimeve të tyre të pajustifikuara të diplomatëve rusë bazuar në akuzat e paarsyeshme me rasti i Skripal", thuhet në njoftim.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se, duke marrë parasysh se Belgjika, Hungaria, Gjeorgjia dhe Mali i Zi vendosën të bashkohen me këto vende në minutën e fundit, Rusia rezervon të drejtën për të marrë masa të reja lidhur me këto shtete.

Një ditë më parë, Rusia njoftoi se do të dëbonte 60 diplomatë amerikanë si kundërpërgjigje ndaj hapit të ndërmarrë nga Uashingtoni.

Po për Shtetet e Bashkuara nuk ka asnjë justifikim për largimin e diplomatëve amerikanë.

Ky konflikt diplomatik mes Rusisë dhe SHBA-ve e vendeve të tjera aleate vjen pas akuzave nga Britania e Madhe për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, ngjarje kjo e ndodhur më 4 mars në Salisbury.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy