Bllokohen 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili, në mesin e tyre  27 tonë mish pule me salmonelë

Bllokohen 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili, në mesin e tyre 27 tonë mish pule me salmonelë

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë ndaloi hyrjen e 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili për territorin shqiptar, si dhe ndëshkoi me 5.25 milionë lekë për kundravajtje ligjore tre supermarkete në Tiranë.

Sipas njoftimit për shtyp të AKU-së, gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kalimit kufitar në Durrës dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 tonë “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app) dhe 19.2 tonë “Kafe kokërr e papjekur” me mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikatë fitosanitare e palëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës).

“Ndërsa gajtë kontrollit në tre supermarkete u konstatua importim i produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit, tregtim i produkteve me afat përdorimi të kaluar, si dhe etiketim i produkteve jokonform ligjit”, thekson njoftimi i AKU-së.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori 9 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 5.25 milionë lekë për 3 subjektet, “Tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu” me destinacion asgjësimin për produktin oriz të importuar në kundërshtim me ligjin, si dhe “Kthimi në vendin e origjinës” për 46.2 ton produkte importi të vlerësuar si të pasigurta për konsum human.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy