
Analisti Enton Abilekaj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN duke folur për situatën në PD pas rikthimit të Lulzim Bashës si kandidat, tha se kjo do të sjellë krijimin e tre grupimeve brenda partisë.
Sipas Abilekajt tre grupimet do jenë: i Berishës, Alibeajt dhe grupimi që s’ka mbajtur qëndrim me asnjërën palë që do i bashkohet Bashës.
Rikthimi i Bashës do sjellë krijimin e tre PD-ve. Kemi një grup floid që nuk ka marrë një qëndrim. Pra janë dy grupime Berishës dhe Alibeajt dhe një grupim që s’ka marrë asnjë qëndrim.
Duke qenë tre grupe, dalja e Bashës si kandidat do e çojë më në ekstrem grupin e Alibeajt dhe grupi floid do të shtohet se ata nuk do shkojnë te Berisha. Çfarë do bëjë ky grup floid? A ka një institucion ky? Jo, prandaj në dy vitet e ardhshme do kemi në parlament tre grupe parlamentare.
Dy do jenë duke e shqyer PD-në dhe një do jetë në mes për ta mbajtur me idenë për të mos e shqyer. Ai që fiton është Edi Rama.



