
Reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa zona të jugut. Përmbytje, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në disa bashki, ndërsa disa rrugë janë bërë të pakalueshme.



