Qeveria planifikon të ndërhyjë për të ndihmuar sektorin e industrisë nxjerrëse i cili është në krizë të thellë për shkak të rënies së çmimeve.
Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë Gëzim Musabelliu, që kryeson një grup pune për këtë qëllim thotë se ndihma e parë është ulja e rentës minerare jo më pak se 40%.
