
Të arrish famë në rrjete sociale edhe pse nuk je më i ri, por mbi të 50-at.
Ky ishte diskutimi i sjellë në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN” nga personazhet e TikTok-ut, Shpresa Disha dhe Mr. Fili.
Ata folën për mënyrën si janë pritur në këtë platformë nga grupmosha të ndryshme, si dhe për stereotipet me të cilat përballen për shkak të videove që publikojnë.
Shpresa Disha
TikTok-u nuk ka moshë dhe se gjithçka varet nga mënyra se si përdoret platforma.
Varet si e përdor. Mund të jesh i ri ose i re dhe të mos e përdorësh siç duhet. Çdo rrjet social, jo vetëm TikTok-u, nuk ka një moshë të caktuar.
Unë i jam bashkuar platformës pas periudhës së pandemisë.
Në fillim nuk dija si ta përdorja. Kur hapa videon e parë dhe mora 80 mijë shikime, thashë: ‘Ua, unë paskam lindur për këtë punë.
Reagimet pozitive më motivuan të vazhdonte.
Tik tik duhet të ndryshoja shumë gjëra, do t’i nxirrja jashtë njerëzit që flasin gjëra banale, ata që duan të shfrytëzojnë të tjerë, leku e ka prishur Tik Tok-un.
Mr. Fili
Për herë të parë mësova për TikTok-un nga djali. E shikoja çfarë bënte ai dhe një ditë thashë ta provoj edhe unë.
Qëllimi im nuk ishte të bëja batuta të zakonshme, por të sillja batuta dhe pjesë nga filmat shqiptarë,
Gruaja më ka përkrahur shumë, është mbështetja ime kryesore. Por gjithmonë pa kaluar në ekstreme. Videot e mia nuk kanë banalitet.
Një pjesë e përdoruesve e kanë keqkuptuar platformën duke e banalizuar përmbajtjen, ndërsa mosha jonë synojnë të sjellim humor dhe mesazhe pozitive, duke treguar se rrjetet sociale nuk kanë kufi moshe.



