Para në këmbim të votës, SPAK dërgon në GJJKKO kërkesën për gjykimin e ish-kryeplakut të Bërxullës

Para në këmbim të votës, SPAK dërgon në GJJKKO kërkesën për gjykimin e ish-kryeplakut të Bërxullës

SPAK i ka paraqitur GJKKO-së kërkesën për gjykim për ish-kryeplakun e Bërxullës Agim Loci, për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Kujtojmë që ish-kryeplaku ishte arrestuar për “tjetërsim prone” në Bërxull.

SPAK bën me dije se Loci është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, për bashkinë Vorë, ku e bija e tij ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak. Loci, i ka ofruar shtetasit A.K. 10 000 lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij në votime.

Në njoftim thuhet:

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.105, të vitit 2023, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim në ngarkim të të pandehurit: Agim Loci, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, i pandehurit Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja A. L., e bija e të pandehurit Agim Loci, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje. Hetimi ka evidentuar se, i pandehuri Agim Loci, i ka ofruar shtetasit A.K. shumën monetare në vlerën  prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar në datën 14 Maj, 2023 (Bashkia Vorë)".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy