Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Durrës. Takimi do të zhvillohet këtë të shtunë më 26 gusht, ndërkohë që pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonl të vendeve të Ballkanit në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian, si dhe për rritjen ekonomike. Mësohet se I pranishëm në këtë takim joformal do të jetë komisioneri Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler. Takimi vjen vetëm pak kohë pas Samitit të Triestes ku palët firmosën një sërë marrëveshjes bashkëpunimi ku në qendër ka qenë zhvillimi ekonomik.



