Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në intervistën e mbrëmshme nga çadra në “Opinion”, ka folur për dallimet mes dy aleatëve më të mëdhenj në qeverisjen e majtë.
Sipas Bashës, mes PS-së dhe LSI-së ekziston një dallim numerik, pasi njëri ka 60 e ca deputetë, ndërsa tjetri ka 18 deputetë.
“Përveç këtij dallimi numerik, që dy partitë diferencohen qartazi nga njëra-tjetra, asnjë dallim tjetër nuk ekziston”.
Sipas tij, përgjegjësitë në qeverisje ata i ndajnë së bashku, sigurisht sipas peshës dhe rolit që kanë në qeverisjen e vendit.



