Ermal Meta kujton fëmijërinë në Shqipëri: Për të thënë “telashe”, njerëzit thoshin “Amerikë”

Ermal Meta kujton fëmijërinë në Shqipëri: Për të thënë “telashe”, njerëzit thoshin “Amerikë”

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta në një intervistë për median italiane “Corriere Della Sera” foli për fëmijërinë e tij në periudhën komuniste në Shqipërinë.

Meta tha se regjimi i atëhershëm kishte frikë nga muzika e huaj dhe shumë shpesh për të thënë “rrëmujë”, njerëzit thoshin “Amerikë”.

Duke u rritur me idenë se jashtë Shqipërisë ishte një “boshllëk”, Meta thotë se kur arriti në Itali gjëja e parë që vuri re ishin rrugët, të cilat ishin të mëdha dhe të drejta, ndryshe nga Shqipëria e cila i kishte me kthesa për të mos zbarkuar armiqtë.

 “Shqipëria ka pasur vite të vështira. Kur isha i vogël ishte rreptësisht e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë "telashe" dikush thoshte "Amerikë". Kështu tha edhe gjyshja ime, e cila e mori burrin kur ai ishte 30 vjeç dhe ajo ishte 24.

Para se të vija në Itali, as nuk e dija se çfarë do të thoshte të shikoje jashtë. Kur mendoja për Italinë dhe imagjinoja boshllëkun. Kështu kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”, u shpreh Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy