Mashtrimi i “Micro Credit Albania”/ Sejko te "Ekonomia": Revokimi i licencës, masa më e rëndë që mund të merrnim

Mashtrimi i “Micro Credit Albania”/ Sejko te "Ekonomia": Revokimi i licencës, masa më e rëndë që mund të merrnim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli sot para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave lidhur me skemën e mashtrimit të “Micro Credit Albania”.

Sejko tha se revokimi faktik i licencës ishte masa administrative më e rëndë që mund të merrte BSH për subjektin në fjalë pasi konstatoi shkelej.

"Prej momentit të licencimit të gjitha subjektet i janë nënshtruar në mënyrë të rregullt inspektimeve të vazhdueshme të BSH, ekzaminimeve të plota dhe të pjesshme si dhe monitorimit tre mujor të pasqyrave dhe treguesve financiar. Objekti i mbikëqyrjes është cdo aspekt i veprimtarisë së subjekteve që përfshihet brenda tagrave ligjorë dhe kompetencave të BSH. Subjekti që përflitet MCA u është nënshtruar në mënyrë të rregullt inspektimeve të mësipërme nga BSH. Subjektit iu la një numër rekomandimesh për ndjekje. Në vitin 2022 pas konstatimit se rekomandimet s’ishin zbatuar, dhe problematikat s’ishin adresuar mjaftueshëm, BSH përshkallëzoi masat duket pezulluar veprimtarinë e kredidhënies, përfshirë blerjen e kredive të reja për të cilën ishin licencuar. Në ekzaminimin e fundit në dhjetor 2023, BSH mori një masë më të rëndë e cila ndonëse e klasifikuar si pezullim, e vendoste MCA-në në kushtet e një revokimi faktit të licencës. MCA-së iu lejua vetëm shitja e portofolit. Pezullimi dhe revokimi i licencës janë masat administrative më të rënda që mund të marrë BSH kur konstaton shkelje gjatë ushtrimit të funksionit mbikëqyrës. Revokimi i ndalon përfundimisht subjektit kryerjen e veprimeve që është licencuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy