Gjobat/ Shabani: Bashkia e Tiranës vepron me logjikën e grupeve kriminale! Nuk i bashkohem protestës së opozitës

Gjobat/ Shabani: Bashkia e Tiranës vepron me logjikën e grupeve kriminale! Nuk i bashkohem protestës së opozitës

"Nisma Thurje" ka zhvilluar mesditën e sotme një protestë në lidhje me gjobat e padrejta të vëna nga Policia Bashkiake kundrejt qytetarëve.

Aktivisti i "Nismës Thurje" Endrit Shabani tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se Bashkia e Tiranës operon me të njëjtën logjikë si grupet kriminale që i shohin gjobat si mundësi fitimi.

Ai propozoi që afro 2,5 milionë euro gjoba të përdoren për të mirën publike, ku mund të jepen kupona parkimi për prindërit, apo t’u ofrohen shërbimet e transportit nxënësve të shkollave.

Gjoba është masë ndëshkuese, për të ndëshkuar një sjellje. Shteti s’ka si synim fitimin, por korrektimin e sjelljes. Sot bashkia mbledh 1 milion euro më shumë gjoba, 2,5 milionë euro. Kjo s‘është masë ndëshkuese më. Çfarë bëhet me këto lekë?!Aktivistët parkuan 5 minuta para zyrës, gjoba ishte 20 mijë lekë të vjetra. Cili është dallimi mes shtetit dhe Zani Caushit?! Kriminelët të vënë gjobë për të marrë fitim. Ne kemi një bashki me mentalitetit gjobvënës. Bashkia duhet të krijojë sa më shumë hapësira për parking. Këto 2,5 milionë euro gjoba le të përdoren për të dhënë kupona parkimi falas për prindërit që presin fëmijët të dalin nga shkolla. Do mjaftonin për të mbuluar transportin me autobus dhe furgonë të vegjël për fëmijët që shkojnë në shkolla. Ti je i detyruar të marrësh makinën, autobusi është tmerrësisht shërbim i keq, shërbimi i biçikletave ende s’kanë mbuluar pjesën më të madhe të Tiranës, janë bllokuar trotuarët. Nëse mendja e kryebashkiakut është si të marrë sa më shumë lekë, krijohet një skemë, sa do mblidhet nga gjobat...Për sa kohë ky proces është fitimprurës përpiqen ta mjelin sa më shumë si mundësi. Nëse një njeri parkon vazhdimisht keq, ne duhet të krijojmë sa më shumë mundësi parkimi. Ne duhet ta bëjmë jo të domosdoshme makinën, s’i t’i krijojmë mundësinë qytetarit të lëvizë në këmbë, apo me autobus. Këta vendosin rrjetën në mëngjes si peshkatarët dhe në darkë nxjerrin rrjetën për të parë fitimet. Nuk kanë ndryshim nga grupet kriminale që u vënë gjoba bizneseve”.

Shabani tha se nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nesër nga opozita. Ai solli në vëmendje akuzat e Berishës për Metën lidhur me vjedhjen e floririt, duke shtuar se pastaj të dy këta politikanë u bënë bashkë për të ndarë thesarin me njëri-tjetrin.

Ne në këto zgjedhje do përfaqësojmë ata që nuk janë nesër në protestë, ata janë në protestë ndaj Metës, Ramës, Berishës dhe të gjithë atyre që në 32 vite kanë qeverisur bashkë. Asnjë nga fëmijët e tyre nuk ikën me gomone, ikin shqiptarët me gomone. I shohim si bashkëfajtor. Shumë mirë që protestojnë, i duhet bërë presion qeverisë. Zullumi është mbushur plot, por shpresa nuk janë ata. Nuk mund t’u bashkohem sepse i kam parë sepse bëjnë gjoba do luftojnë njëri-tjetrin dhe në fund ku shkuan. Në 2005-ën votova kundër Metës, për Berishën dhe çfarë pashë, që pasi e akuzoi Metën për vjedhjen e floririt, thesarin e ndanë bashkë. Protesta ku u vranë 4 njerëz të pafajshëm u bë për Metën, pastaj ndryshoi krahun. Kurrsesi s’mund t’u bashkohem. Erion Veliajn e avantazhojnë patronazhistët, oligarkët, një PS që e ka filluar fushatën në 1944 dhe nuk kanë ndaluar. Për çdo zullum të Veliajt ka një zullum që e ka bërë Berisha me Metën. Logjika e tyre është të vrasin garën, të vijë Berisha të nusërojë për herë të tretë me shpresën se nuk do bëjë ato që ka bërë herë të tjera! Nuk e di nga e gjejnë që ai që do votonte për PD-në, do shkojë të votojë për Nismën Thurje. Nismën Thurje do ta votojë ai që nuk voton PD-në. Këta kanë të njëjtin mentalitet, të monizimit. Ne përfaqësojmë alternativën tjetër, ata që s’kanë dorë dhe gisht në vjedhjen që i është bërë Tiranës. Meqë duan që Veliaj të rrëzohet, të mos garojnë, të mbështesin kandidatët e Nismës Thurje, ne garantojmë që e mposhtim Veliajn. Do t’u kërkojmë qytetarëve në qytetet kryesore ku kemi shanse reale për këshillat bashkiak që të na mbështesin, të firmosin garimin tonë në zgjedhje. Tirana do jetë fushëbeteja jonë e madhe, Durrësi, Fieri, Korça, Lezha, Elbasani, Vlora, kemi grupime ku në zgjedhjet e kaluara kanë marrë mjaftueshëm vota, për t’i përkthyer në përfaqësues në këshillat bashkiak”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy