Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shprehet se pas marrëveshjes Rama-Basha, Shqipëria është më e qetë. Në një postim në “Facebook” mëngjesin e sotëm, Kryemadhi shprehet e bindur se hyrja e PD-së në zgjedhje do t’i bëjë ato plotësisht legjitime, ndërsa sipas saj LSI-ja do të dalë forcë e parë.
Statusi i Kryemadhit
Mirëmëngjes miq! Sot Shqipëria është më e qetë!
Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqënie. Motorët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t'iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël.
#Ditmari do një Shqipëri më të begatë!



