
Një serial horror i Koresë së Jugut i ka rrëmbyer fronin në Netflix serialit të njohur “Squid Game”.
Faqja e analizimit të shikueshmërive FlixPatrol raporton se Hellbound , i cili u shfaq premierë më 19 nëntor, zuri vendin e parë në vetëm 24 orë falë një rritjeje të transmetimit nga 84 vende.
Squid Game iu deshën tetë ditë për të arritur të njëjtën arritje përpara se të kalonte 46 ditë jo të njëpasnjëshme në krye. Seralia aktualisht ndodhet në vendin nr. 2 të FlixPatrol.
Regjisori Yeon Sang-ho dhe karikaturisti Choi Gyu-Seok zotërojnë “Hellbound” dhe mund ta çojnë atë në çdo platformë. Por një intervistë e fundit e Sang-ho ku ai foli shumë për Netflix la të kuptohej se seriali do të qëndronte në këtë platformë.
Ndërkohë, “Squid Game” vendosi rekordin për lancimin më të suksesshëm të serialeve të Netflix ndonjëherë. Dokumentet e brendshme të zbuluara, të marra nga Bloomberg tregojnë gjithashtu se Netflix parashikohet të fitojë 891 milionë dollarë nga seriali i suksesshëm.



