Bojaxhi: Kur ka disfata politike drejtuesi duhet të largohet, Basha lider që nuk merr përgjegjësi

Bojaxhi: Kur ka disfata politike drejtuesi duhet të largohet, Basha lider që nuk merr përgjegjësi

Gjergj Bojaxhi, i cili ka qenë pjesë e PD tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se kreu i opozitës Lulzim Basha nuk do të marrë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Bojaxhi kur ka disfata të njëpasnjëshme në politikë, drejtuesi duhet të mbajë përgjegjësi dhe të largohet pasi siç u shpreh ai një drejtues që nuk merr përgjegjësi është shembull në shoqëri për mënyrën se si ata do të sillen.

“Unë nuk jam më anëtar i PD dhe po flas si qytetar. Kur ke disfata politike dhe kur i ke të njëpasnjëshme duhet të jetë standart i demokracisë dhe kulturës partiake që drejtuesi duhet të mbajë përgjegjësinë dhe të hapë rrugën në mënyrë që partia kapitalet njerëzore ti afrohen PD. Fakti që nuk jam dakord është që ju thoni që nuk ka më mirë se Basha, unë nuk di ta them këtë, por PD ka kapacitete që mund ta marrin dhe ta çojnë më tej atë. Edhe unë mendoj se nuk do marrë përgjegjësi dhe nuk do të ikë. Ajo që mua mu duk e ofenduese dje në fjalimin e tij është që drejtuesi që ka humbur disa herë na dha leksione për demokracinë, kjo ishte me të heq petllën. Ishte aktrim, dikush ia kishte shkruar, por qëndrimi ishte i tij. Ishte realisht ofendues. Por unë vë re një fenomen në shoqëri që njerëzit të mos shikojnë gabime tek vetja. Një drejtues që nuk merr përgjegjësi është shembulli në shoqëri se si do të sillen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy