Mbretëria e Bashkuar do të trefishojë ndihmën e saj për Gazën dhe do të koordinojë me Katarin përpjekjet për të rritur fluksin e furnizimeve dhe pajisjeve për ata që kanë më shumë nevojë.
Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili po zhvillon një turne diplomatik në Lindjen e Mesme, e përshkroi shkallën e vuajtjeve në Gaza si të paimagjinueshme.
Duhet bërë më shumë, më shpejt, për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në këtë situatë të dëshpëruar. Ne e kemi trefishuar ndihmën tonë për Gazën dhe bashkëpunimi me partnerë si Katari po ndihmon në lëvizjen e ndihmave dhe pajisjeve për shpëtimin e jetës për ata që jetojnë në shkatërrim.



