Testi i drogës/ Dy punonjëse policie rezultojnë përdoruese droge në Elbasan

Testi i drogës/ Dy punonjëse policie rezultojnë përdoruese droge në Elbasan

Punonjësit e policisë së shtetit po i nënshtrohen së fundmi testit të lëndëve narkotike pas urdhrit të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano. 

Kësisoj dy punonjëse policie të patrullës së përgjithshme në Elbasan, të moshës 20-25 vjeçare, kanë rezultuar përdoruese të drogës teksa i janë nënshtruar testit të drogës. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime për MCN TV.

Në urdhrin për testin e drogës përcaktohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohej dy analizave të gjakut dhe urinës me qëllim kryqëzimin e rezultateve për shmangien e ndonjë gabimi apo pasaktësie.

Përveç komisariateve të Tiranës testit i janë nënshtruar edhe disa efektiv të drejtorive vendore në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Korçë dhe Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy