Ish-drejtori i OSHEE në Mirditë Altin Nikolli është arrestuar pas përfshirjes në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit.
Korrespondenti i MCN TV raporton se ndaj Nikollit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.
Ai ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë dhe pas veprimeve hetimore ka rezultuar se është autor i ngjarjes, ndaj është lëshuar një urdhër ndalimi.



