Ndërtimi i resortit në Shëngjin, Kikia: Puna duhet të ishte pezulluar se palët janë në proces gjyqësor (VIDEO)

Ndërtimi i resortit në Shëngjin, Kikia: Puna duhet të ishte pezulluar se palët janë në proces gjyqësor (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se punimet për ndërtimin e resortit nga kompania Gener 2 në Shëngjin do duhet të ishin pezulluar sa kohë palët janë në një proces gjyqësor.

 

Më tej Kikia tha se sa kohë investitori është ulur me qytetarët e zonë për të diskutuar për një marrëveshje, do të thotë që i njeh ata si pronarë.

 

Banorët janë në një proces në vazhdim. Gjëja më e padiskutueshme është që ndërkohë që palët janë në proces nuk mund të ushtrojnë procesin për të investuar, ndërtuar, shitur dhe blerë as njëri dhe as tjetri. Ndërkohë që investitori është ulur të diskutojë një marrëveshje shit-blerje me pronarët e zonës do të thotë i konsideron ata pronarë. Nëse toka do të ishte publike dhe si gjithkund ku qeveria ka dhuruar nën mburojën e investitorit strategjik, ai s’kishte pse ulej me ta. Njerëzit me të cilët ai është ulur janë pronarë. Në kushtet që nuk janë marrë vesh ka filluar ligji i të forti, dhe i forti këtë herë është bashkë me shtetin. E kam parë me keqardhjes agresivitetin. Shumica janë civilë nuk merren vesh janë policë, punonjës të kompanisë. Ka zell për t’u sjellë dhunshëm me qytetarët. Do duhej të ishin pezulluar gjërat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy