Opozita, 2 orë protestë dhe tensione. Basha: Jemi shumica dërrmuese (VIDEO/ FOTO)

Opozita, 2 orë protestë dhe tensione. Basha: Jemi shumica dërrmuese (VIDEO/ FOTO)

Protesta e sotme e opozitës ka pasur të njëjtën dinamikë si ajo e javës së kaluar. Situata e tensionuar para Parlamentit e detyroi policinë të ndërhynte me gaz lotsjellës dhe ujë. Edhe vetë PD përmes sekretarit të saj të përgjithshëm, Gazmend Bardhi, u bëri thirrje protestuesve të ruanin qetësinë. Një fjalim i kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha, mbylli protestën, e cila vijoi për rreth 2 orë. "Orët e tiranisë po marrin fund. Ora e lirisë së re të Shqipërisë si Europa po troket, e nuk ka forcë ta ndalë, se forca më e pandalshme është populli i bashkuar. Ndaj ju shpreh sot mirënjohjen më të thellë që fjalët nuk e përkufizojnë dot, për këtë pjesëmarrje të paparë. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve të vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipëri si europa. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet ka diktuar e do të diktojë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Është zëri i bashkuar i cdo shqiptari të ndershëm, që lufton për fëmijët e vet, familjen e vet, Atdheun vlerat e dinjitetin personal. Kjo i ka bashkuar shqiptarët në betejën më qytetare që ka njohur Ballkani. Kjo është forca jonë, dhe forca juaj është e pandalshme. Rama ik", u shpreh Basha. Nis protesta e opozitës

Ka nisur prej orës 19, tubimi i protestuesëve për protestën e tetë me rradhë para Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Partia Demokratike thotë se në Tiranë për protestën e 8 kombëtare të opozitës pritet të vijnë rreth 70 mijë protestues.

Sipas selisë blu numrat do të jetë më të mëdhenj nga 4 qarqet e veriut, pasi nga Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi priten të vijnë rreth 26 mijë protestues.

Shkodra- 9900 protestues

Kukësi- 4500 protestues

Dibra- 3900 protestues

Lezha- 7700 protestues

Në shifrat e mësipërme nuk përfshihen ata protestues të cilët vijnë me mjetet e tyre private në Tiranë.

Ndërkohë Policia e Shtetit, e vënë në alarm nga përdorimi i mjeteve piroteknike në protestat e mëparshme të opozitës, ka rritur vigjilencën këtë të shtunë duke kryer kontrolle të imtësishme.

Por kontrollet nuk po kursejnë as bazën materiale që opozitës i duhet për protestë.

Në Tiranë, efektivët e policisë bllokuan kamionçinën e të rinjve të Forumit Demokrat që po transportonte pankartat, tullumbacet, flamuj e vuvuzela.

Të rinjtë demokratë i janë afruar sheshit para kryeministrisë ku pritet të zhvillohet ehe protesta e 8 kombëtare e opozitës së bashkuar.

Të rinjtë shihet që në duar mbajnë një instalacion, sikur kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako janë futur në burg.

Ndërkohë kontrolle të rrepta ka zhvilluar policia rrugore në Tiranë ndaj të gjitha automjeteve që kalojnë në perimetrin ku në 19:00 mbahet protesta e opozitës. Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", janë kontrolluar nga efektivët e policisë rrugore, edhe automjetet e mediave. Këto janë kontrolleve të rrepta pas sinjaleve për skenare dhune edhe në protestën e tetë kombëtare të opozitës joparlamentare kundër qeverisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy