Teknologjia e njohjes së fytyrës bëhet e detyrueshme në Kinë, një tjetër hap që shkel privatësinë

Teknologjia e njohjes së fytyrës bëhet e detyrueshme në Kinë, një tjetër hap që shkel privatësinë

Guido Santavecchi

Për të lidhur një kontratë të telefonisë celulare, tani në Kinë nuk mjafton thjesht të paraqesësh kartën e identitetit. Është gjithashtu e detyrueshme t'i nënshtrohesh njohjes kompjuterike të fytyrës, çka u siguron kompanive të telefonisë së lëvizshme që të skanojnë fytyrat e tyre. Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë shpjegoi në një njoftim se operatorët e telekomunikacionit duhet të përdorin programe të inteligjencës artificiale për të verifikuar identitetin e përdoruesve të rinj. Në Kinë, smartfonët janë porta kryesore e hyrjes në internet.

Nëntëqind milionë qytetarë lundrojnë në internet përmes telefonave të tyre celularë, për çdo aktivitet të përditshëm, nga pagesat deri te blerja e biletave të avionit dhe trenave. Dhe detyrimi i njohjes së fytyrës, thonë autoritetet, shërben për të zvogëluar rrezikun e abuzimit dhe mashtrimit ndaj përdoruesve. Njoftimi vijon: "Ne do të rrisim mbikëqyrjen dhe inspektimin për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të rregullt të internetit, mbrojtjen e sigurisë shtetërore dhe atë të interesit publik".

Të dhënat e fundit të bëra publike nga Pekini tregojnë se sistemi i njohjes së fytyrës (monitorimi video i lidhur me inteligjencën artificiale) është aq i përsosur sa që 98.1 përqind e fytyrave tani identifikohen në tetë të dhjetat e sekondës. Në media është raportuar për dhjetëra e dhjetëra arrestime, pasi telekamerat me qark të shkurtër kanë zbuluar njerëz në kërkim në momentin që ata ndodheshin në koncerte, ndeshje futbolli, aeroporte dhe sheshe.  

Kompanitë kineze të teknologjisë së lartë në këtë sektor janë më të përparuarat në botë dhe gjithashtu ofrojnë shërbime spektakolare, siç janë ato në sallat VIP të aeroportit të ri të Pekinit, ku punonjëse të pajisura me syze të realitetit të shtuar i njohin pasagjerët (të skeduar më parë) dhe i informojnë ata për fluturimin e tyre. Por të dorëzosh të dhënat që kanë të bëjnë me njohjen e fytyrës në këmbim të një numri telefoni nuk është çështje komoditeti. Kjo mund të çojë në kontrolle si ai se kush hyn në internet dhe në rrjetet sociale. Inovacioni ka hapur debate të tipit: "Është progres?", "Jo, është e tepërt", "Nga çfarë frikësohet qeveria?". Të gjitha pyetje të cilat lexohen në blogjet e përdoruesve. / Corriere della Sera / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy