Shkëncëtarët zbulojnë hilen e kërcimit të Michael Jackson

Shkëncëtarët zbulojnë hilen e kërcimit të Michael Jackson

Michael Jackson mbetet një nga mitet e muzikës dhe artit edhe rreth 12 vite pas vdekjes. Legjenda vazhdon të jetë një personazh tërheqës nga historitë dhe videot e tij që përfshijnë detaje të pabesueshme. Ai mund të këndonte dhe kërcënte në një mënyrë që askush tjetër nuk mund ta bënte.

Një nga talentet e tij të paimitueshme ishte kërcimi që njihej si ‘moonëalk’, kur ai rrëshqiste në skenë, si dhe kur sfidonte gravitetin, kërcim të cilin e bëri për herë të parë në videon e këngës 'Smooth Criminal' në 1988-n.

Një grup shkencëtarësh dhe fansa të Michael Jackson publikuan një letër në Journal of Neurosurgery duke u përpjekur të shpjegojnë përkuljen në 45 gradë, gjë të cilën e bënte duke qëndruar drejt dhe pa u mbajtur askund.

Shkencëtarët thonë se Michael “bënte me hile”. Thjesht nuk është në aftësitë e njeriut për ta bërë atë lloj përkuljeje.

Neokirurgu Manjul Tripathi, shpjegoi saktësisht pse kjo është e pamundur fizikisht, duke shtuar faktin që përkulja 25 ose 30 gradë është maksimumi që mund të bëjë njeriu pa u rrëzuar.

Kjo ndodh sepse kur përkulesh aq shumë, muskujt në kyçet e këmbëve përpiqen të mbështesin të gjithë peshën në vend të muskujve të shtyllës kurrizore që ecin paralel me rruazat e tjera. Ata "veprojnë si kabllo", shpjeguan shkencëtarët dhe janë një mbështetje për trupin. Kaviljet? Jo.

Atëherë, si ia doli Michael Jackson? Falë këpucëve speciale.

Një patentë e paraqitur nga Michael Jackson, Michael Bush dhe Dennis Thompkins në 1993-n paraqiti detajet se si funksiononin këto këpucë unike. Këpucët kishin një fole tek taka e thembrës e projektuar posaçërisht që të hiqej dhe të vihej. Secila këpucë gjithashtu kishte një si lloj gozhde, që dilte nga sipërfaqja, e cila dilte thjesht duke rrëshqitur këpucën përpara, për të funksionuar si pengesë.

Por edhe me këpucë të tilla, njerëzit e zakonshëm nuk do të jenë në gjendje të bëjnë atë që bënte Michael dhe kërcimtarët e tij, sipas shkencëtarëve.

"Duhet shumë praktikë për të zhvilluar muskujt në të gjithë pjesët e trupit, për të patur fuqinë për ta bërë atë”, thonë shkencëtarët.

Në fakt, ka shumë të ngjarë që një person i pastërvitur të rrëzohej dhe lëndohej.

"Kur Michael Jackson nxori videon dhe më pas e bëri atë live në skena nëpër botë, njerëzit nuk e dinin se ai kishte këtë sistem këpucësh. Veçanërisht në Indi, ku Michael Jackson është shumë i popullarizuar, shumë njerëz u përpoqën ta kopjonin dhe disa u lënduan”.

Dhe nëse nga ky artikull iu lind dëshira për t’i bërë këto këpucë në shtëpi, mos e provoni. Thjesht shijoni performancën e tij!

Përkthyer nga BigThink. Ndalohet ribotimi pa burimin MCN.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy