Pas takimit me Fleckenstein, Basha: Ose zgjedhje të lira, ose populli do protestojë derisa kjo të realizohet (VIDEO)

Pas takimit me Fleckenstein, Basha: Ose zgjedhje të lira, ose populli do protestojë derisa kjo të realizohet (VIDEO)

Pas takimeve të ditës së sotme me kreun e qeverisë Edi Rama, kryparlamentarin Ilir Meta dhe presidentin Nishani, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka takuar mbrëmjen e sotme kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi nisi rreth orës 18:30 dhe ka përfunduar në orën 19:45. Pas takimit me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, Basha tha se ose do të kemi zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie që i garanton ato, ose populli do të vazhdojë të protestojë derisa kjo të realizohet. Kryedemokrati ka ritheksuar se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa u garantuar se do të jenë të lira e të ndershme, duke u shprehur se opozita nuk do të lejojë të ketë zgjedhje të manipuluara.

"I shpjegova vendosmërinë tonë, vendimin e madh që kemi marrë me qytetarët shqiptarë për të mos u sprapsur nga beteja për zgjedhje të lirë dhe të ndershme përmes një qeverie teknike ku partitë politike të shprehin vullnetin për të punuar sëbashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo nuk mund të ndodhë me këtë qeveri dhe këtë kryeministër, ndaj PD, opozita është e bashkuar rreth këtij qëllimi. Është e vendosur të jetë me qytetarët shqiptare, pranë qytetarëve shqiptarë deri në realizimin e këtij qëllimi. Këto janë çështjet që diskutova duke shpjeguar rast pas rasti problematikën e krimit", deklaroi Basha.

I pyetur lidhur me deklaratën e bërë nga eurodeputeti Fleckenstein se “vendi i çdo force politike është në Parlament”, Basha u shpreh se opozita nuk mund t’i kthehet një “parlamenti të padekriminalizuar, parlament fasadë”, sipas tij.

“Nuk bëhemi pjesë e parlamentit fasadë. I komunikova eurodeputetit se në këtë parlament të padekriminalizuar, parlament fasadë, opozita nuk ka punë, ndërkohë që zgjedhjet nuk janë të lira e të ndershme. Ne nuk kthehemi në Parlament derisa të plotësohen standardet. Fleckenstein nuk ka ardhur në Tiranë për të negociuar, por është si raporter i Shqipërisë në PE. I shpreha vendosmërinë e opozitës për t’i qëndruar kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

Në përgjigje të akuzave se PD po përdor protestën për të bllokuar reformën në drejtësi dhe vettingun, Basha tha se “PD është krenare për kontributin që ka dhënë për reformën në drejtësi, me miratimin e kësaj reforme. Mazhoranca shkeli premtimin e bërë për 7 ligjet, e përjashtuan opozitën nga kjo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy