Indeksimi nuk mjafton për pensionistët: Nuk do na e lehtësojë jetesën, çmimet janë rritur shumë (VIDEO)

Indeksimi nuk mjafton për pensionistët: Nuk do na e lehtësojë jetesën, çmimet janë rritur shumë (VIDEO)

3.9 për qind ishte norma e inflacionit në muajin shkurt, ndërsa  edhe më e lartë parashikohet të jetë këtë muaj, si pasojë e rritjes së mëtejshme që kanë njohur çmimet, veçanërisht për produktet e shportës. Për këtë arsye qeveria do të indeksojë pensionet e 673 mijë pensionistë në masën e 3.3%, por janë vetë qytetarët që thonë se kjo ndërhyrje nuk përmirëson jetën e tyre.

Ka edhe nga ata pensionistë të cilët e shohin si gjë pozitive akordimin e kësaj ndihme nga qeveria,

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, thotë se kjo nismë e qeverisë për të zbutur pasojat për këtë shtresë nuk është diçka e re, por thjesht një afrim i periudhës në kohë të asaj që ishte planifikuar për buxhetin e vitit 2022.

Nunaj thotë se duke pasur parasysh krizën që pritet të thellohet në vijim, qeveria duhet të rishikojë paketat e ndihmës.

Fondi i vënë në dispozicion për të përballuar këtë indeksim është 3.3 miliardë lekë ose rreth 33 milionë dollarë. Vendimi pritet të miratohet në fund të këtij muaji dhe i nis efektet në muajin prill. Çka do të thotë se bashkë me pensionin për muajin prill pensionistët do të mund të tërheqin edhe shtesën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy