Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me pasojë vdekje të ndodhur pasditen e së hënës, në zonën e Erbusco në Itali.
Viktima është 55-vjeçari Rasim Muka i cili në momentin e aksidentit ishte duke udhëtuar me një makinë Fiat Punto me vëllanë e tij dhe ndodhej në vendin e pasagjerit.
Makina me të cilën viktima udhëtonte u përplas nga një furgon, çka bëri që Rasim Muka të gjejë vdekjen si pasojë e dëmtimeve të marra.
Siç raportojnë mediat italiane, i ndjeri kishte shkuar si mysafir tek vëllai i cili jetonte në zonën e Castrezzato.
Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar, ndërkohë që paraprakisht raportohet se makina me të cilën udhëtonin shqiptarët ishte futur në korsinë e kundërt, çka duket se e kishte bërë të pamundur devijimin e furgonit.



