
Personazhi i TikTok-ut, Ervin Ceka, njihet për videot e tij nën personazhin e “Komshiut të Fevziut”.
Në një komunikim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai foli për këtë emërtim të cilin pa ndonjë qëllim të caktuar, u bë mjaft popullor në rrjete sociale.
Po emërtimi i ‘Komshiut të Fevziut’ erdhi natyrshëm, në atë kohë isha tullac, dhe me thoshin komshiu, pastaj ja shtova Fevziun nga dukja. Realisht ajo ide ishte shumë e thjeshtë pa dashur të kem ndonjë qëllim tjetër të caktuar.
Këto idetë për video funny, më vijnë natyrshëm, është thjesht ideja që nuk kam ide të caktuar. Janë gjëra që më vijnë natyrshëm, nga hiqi dhe me kënaqin vetë mua, pastaj edhe ndjekësve të mi, që duket se janë në numër.
Ishte ideja që të krijojë një profil që të ndiqet nga të gjithë, që ta shohin të gjithë pa përjashtim, pa fjalë banale, por të vërteta ndonëse jeta ime është e thjeshtë prej një punëtori të rëndomtë në Itali.



