Gazetari Lorenc Rabeta deklaron se në tregun imobiliar gjatë vitit të kaluar pati një rritje të çmimeve me 10-15%, por pavarësisht kësaj tha se ka rënie të transaksioneve, për shkak të lajmit të rremë të procesit të rivlerësimit.
Duke folur për emisionin “MCN Economy” ai shtoi se një ndërprerje e fluksit të ndërtimit do të ishte fatale për ekonominë.
Sipas tij, investimi në ndërtim është tërësisht i paqartë dhe se bankat nuk janë të përfshira në këtë investim.
Kemi 2-3 grupe kriminale të zbardhura vitin e shkuar, të cilët investonin rëndë në ndërtim.
Është mundësia më e mirë për të pastruar paratë dhe po shfrytëzohet nga aktorë të ndryshëm pikërisht për këtë.
Bankat janë të ekspozuara vetëm kur vjen fjala te blerja e apartamenteve, sepse investimi në ndërtim është thuajse tërësisht i paqartë.
Bankat nuk janë përfshirë në investime në tregun e ndërtimit, kjo zhbën edhe atë fjalën fluks në ndërtim.
Kemi një raport të Bankës Botërore që thotë se në Shqipëri pastrohen para përmes tregut të ndërtimit.
Është shkatërruar imazhi i sektorit të ndërtimit në Shqipëri.
Nga ana tjetër refuzoj të besoj se kemi blerje masive të apartamenteve nga të huajt.



